Shitja e përfolur e Milanit tek pronarët kize mund të quhet e dështuar edhe pas tentativa të fundit. Sipas mediave italiane Berlusconi po mendon idenë për të vazhduar duke mbajtur pronësinë e klubit të madh milanez.
Pala kineze ka kërkuar kohë deri më 7 prill për të gjetur paratë me shpresën se qeveria kineze do të zhbllokojë disa fonde. Sipas medias italiane Fininvest mund të mos presë deri atëherë duke e respektuar termat e kontratës së mëparshme.
Kjo mund ti volisë edhe palës kineze q në këtë mënyrë do të kursente 740 milionët e parashikuar për të blerë Milanin. Marrëveshja parashikonte që pas derdhjes së këstit të tretë, Sino Europe Sports duhet të paguante edhe 220 milionë të tjera për shitje, të cilave iu shtohen edhe 150 milionë për menaxhimin si dhe 40-50 milionë interesa çdo vit.
Bëhet fjalë pra për shuma të rëndësishme të cilat deri tani SES nuk i ka gjetur ende dhe pas 6 muajsh dështime, Milan duket se do ti mbetet sërish Berlusconit.
Evertoni i ndali me barazim tre gjigantët e Premier Leagues ...
39 vjet burgim dhe 260 mijë euro gjobë për 9 të akuzuarit në...
Dëmtohet kablloja elektrike nënujore që lidh Finlandën dhe E...
Pritjet në piken kufitare te Dheu i Bardhë mbi gjysmë ore
Presidenti i FFK-së takohet me kryetarin e Gjilanit, diskuto...
Kurti e Vitia nesër marrin pjesë në ceremoninë e vënies së g...