Rreth 100 mijë bileta të parapare për shitje online sot për kampionatin evropian “Euro 2024”, kanë dështuar.
Kjo pasiqë faqja kryesor e UEFA-s ka rënë nga sistemi, shkruan Arbresh.info.
Ishte e paraparë që sot nga mëngjesi të bëhej shitja e biletave online, që e përfshinë edhe ndeshje hapëse të kampionatit Gjermani-Skoci.
Por, blerësit potencialë mbetën të nervozuar dhe të frustruar pasi përpara ekraneve iu shfaq mesazhi “ERROR”, kur iu bashkuan kërkesës për të blerë biletë.
Shumë tifoz kanë shprehur zhgënjimin e tyre pas mohimit për blerjen e biletës për ndeshjet e shumë pritura.
Shumë njerëz pritet ta marrin rrugën drejt Gjermanisë mes muajve qershor dhe korrik, ndonëse nuk kanë bileta, me shpresën që ta shijojnë atmosferën përpara stadiumit pasi do të jetë e vështirë të blejnë bileta në “tregun e zi”, ngase në hyrje do të shikohet nëse përputhet emri i biletës me pronarin që e mban atë në dorë dhe që e ka rezervuar personalisht online. /Arbresh.info
Hetimet në Shqipëri e Kosovë, SPAK: Rama s’është përfshirë n...
Shyhrete Behluli mbushi sot plot 63 vjet
Tre të vdekur nga rrëzimi i avionit në Kenia
LDK’ja nesër hap fushatën, Abdixhiku do të shpalosë programi...
Liverpooli i gatshëm ta “thyejë bankën” për Van Dijk
Sanksionet amerikane ndaj naftës serbe, Vuçiq: Të ashpra – i...