Prishtina nuk ka mundur të marrë fitore në Fadil Vokrri, duke barazuar 1-1 me skuadrën e St Joseph’s.
Në ndeshjen e parë të rrethit preliminar në Europa League, Prishtina nuk ka arritur të korrë fitore ashtu siç pritej, duke barazuar 1-1 me St Joseph’s në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri”, raporton Gazeta Express.
Kështu, gjithçka do të vendoset në ndeshjen e kthimit javën e ardhshme në Gjibraltar – ky rezultat i konvenon skuadrës së St Joseph’s.
Prishtina e dominoi në tërësi ndeshjen, por nuk u treguan të saktë para portë së kundërshtarit, duke dërguar topin vetëm njëherë në rrjet dhe atë përmes pikës së bardhë.
Kapiteni, Armend Dallku, shënoi për 1-0 në minutën e 28’ nga penalltia.
Por, tre minuta më vonë, në atë të 31’, mysafirët barazuan rezultatin në 1:1 në rastin e parë të tyre. Juanfri realizoi në minutën e 31-të.
Para se Dallku të shënojë për 1-0, Uka goditi fuqishëm në minutën e 22’, por shtylla ia mohoi golin futbollistit të sapoardhur te Prishtina.
Në pjesën e dytë, Prishtina krijoi disa raste shënimi, por nuk arritën që të gjejnë golin e shumëkërkuar, duke përfunduar kështu takimi 1-1.
Ndeshjen kthyese mes këtyre dy skuadrave do ta zhvillohet të enjten e ardhshme, më 4 korrik. /Gazeta Express/
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza