Frosinone do të jetë skuadra e tretë që do të ngjitet në Serinë A, pas Empolit dhe Parmës që e kishin siguruar këtë hap më herët.
Skuadra e drejtuar nga Moreno Longo ia doli të triumfojë në Play Off, teksa mposhti në finalen e kthimit Palermon me rezultatin 2-0, falë golave të Maiello dhe Ciano, në pjesën e dytë të takimit.
Sfida e parë në “Renzo Barbera” kishte përfunduar 2-1 për Palermon, por Frosinone arriti të zhvlerësojë atë rezultat, ndërsa më herët kishte eliminuar edhe Cittadellan.
Frosinone rikthehet kështu në Serinë A, pas dy sezonesh mungesë, ndërsa vitin e kaluar u eliminua pikërisht në gjysmëfinalen e Play Off-it.
Nga ana tjetër, Palermo do të duhet të presë një tjetër sezon, për të synuar ngjitjen në Serinë A, prej ku u rrëzua në sezonin 2016-2017.
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje