Napoli është ndalur nga Saussolo në udhëtim duke bërë kështu edhe një hap fals në luftë për titull në kampionatin italian, Serie A, të shtunën në mbrëmje.
Vendasit kaluan në epërsi duke e befasuar Napolin në minutën e 22-të, kur Politano shënoi për 1-0, transmeton Express.
Edhe pse djelmoshat e Maurico Sarrit e dominuan plotësisht Sassuolon sidomos me posedim të topit, atë nuk arritën të shënonin asnjëherë.
Ishte mbrojtësi i krahut të majtë të Sassuolos ai që shënoi në portën e vet në minutën e 80-të, duke i ndihmuar Napolit ta barazojë rezultatin në 1-1.
Napoli mbetet i dyti menjëherë prapa liderit të Serie A, Juventusit që ka një pikë më shumë, pra 75 dhe një ndeshje më pak të zhvilluar në krye të tabelës.
Përkundër një pike të fituar, Sassuolo bie në pozitën e 16-të me 28 pikë.
Liverpooli merr një lajm të mirë para ndeshjes me Real Madri...
Hamza fton bashkatdhetarët të investojnë në Kosovë: Së bashk...
Kevini flet me banorët për debatin me Xuxin
Gjermanisë i nevojiten rreth 288.000 punonjës të huaj deri n...
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më k...
Dabiqaj “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës