Duket se ky është viti i Liverpoolit.
Skuadra e Pep Guardiolës ka rrëshqitur sërish në Premierligë, duke mbetur tetë pikë prapa liderit, Liverpoolit.
Në ndeshjen e vlefshme për xhiron e tetë në Premierligë, City u shokua në shtëpi duke u mposhtur 0-2 nga Wolves.
Të dy golat për Wolves i shënoi Adama Traore në minutat 80-të dhe 90-të, atëherë kur City po kërkonte të gjejë rrjetën e kundërshtarit, por pranuan nga kundërsulmet – për t’u ndëshkuar për herë të dytë këtë edicion, teksa ka edhe një barazim.
Kjo humbje e lë Man Cityn tetë pikë prapa liderit, Liverpoolit, që është kandidati më serioz për titull këtë sezon. /Gazeta Express/
“E kam duet me Sala Jasharin”, Rovena këndon para banorëve k...
Biden po përgatit paketën e ndihmës ushtarake prej 725 milio...
“Kam ardhur nga Anglia për të festuar në Vlorë”,...
Konjufca: Shqipëria dhe Kosova janë një dhe të pandashme
Sveçla: Gëzuar 28 Nëntorin, festën tonë kombëtare që do të n...
Berisha: Pavarësia, akt shpëtimtar nga Ismail Qemali