Drejtori sportiv shqiptar i Lazios, Igli Tare, ka konfirmuar lajmin e hidhur se qendërmbrojtësi holandez, Stefan de Vrij, do të largohet në fund të këtij sezoni.
Tare ka bërë të ditur se klubi ka tërhequr ofertën e fundit, që kishin bërë për De Vrij, i cili nuk ishte i kënaqur me kushtet e ofruara.
Megjithatë, Tare e ka falënderuar atë për përkushtimin ndaj klubit, skuadrës dhe tifozëve.
“Lazio ka tërhequr propozimin për kontratën e re të De Vrij”, ka thënë Tare për Mediaset Premium.
“Ne kemi tërhequr ofertën tonë për arsye që do t’i bëjmë të dituar më vonë. Ishte një zgjedhje e bërë pas disa muajsh bisedime, por kishte një limit”, vazhdoi ai.
“Ai ka qenë profesionist i jashtëzakonshëm dhe e falënderojmë për çka ka bërë dhe do të bëj deri në fund të sezonit. Ai i ka dhënë shumë këtij klubi, por rrugët tona do të ndahen në qershor”, u shpreh ai në fund.
De Vrij po kërkohet nga shumë skuadra, ndër to Inter, Juventus dhe Manchester United. /arbresh.info/
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...