Dështon Ballkani, eliminohet nga Conference League në penallti

00:06 | 16 Gusht 2024
KRG

Ballkani është eliminuar nga Conference League, pasi Larne triumfoi 3-1 në serinë e penalltive.

Ndeshja nisi mirë për kampionin e Kosovës, me Queven që rrezikoi që në minutën e shtatë, por gjuajtja e tij u bllokua.

Nga ana tjetër, Gallagher për Larne pati një shans në minutën e 12-të, por gjuajtja e tij doli jashtë.

Kryeziu dhe Hamidi gjithashtu patën mundësi të mira shënimi pas 30 minutash lojë, por nuk arritën t’i konkretizonin me gol.

Ballkani kërkoi me ngulm golin e barazimit gjatë pjesës së parë dhe arriti ta thyente mbrojtjen vendase në minutën e 45-të, kur Hamidi realizoi nga penalltia për 1-0, duke barazuar rezultatin e përgjithshëm në 1-1, pasi kishin humbur 1-0 në ndeshjen e parë.

Në pjesën e dytë, rastet ishin të pranishme për të dyja ekipet, por nuk pati gola.

Larne pati disa tentativa, por portieri Enea Koliçi bëri disa pritje vendimtare.

Adetunji rrezikoi për Ballkanin në minutën e 65-të, por portieri Ferguson i Larnes reagoi shkëlqyeshëm.

Ismajlgeci gjithashtu testoi portierin kundërshtar, por pa sukses.

Me rezultatin 1-1, ndeshja shkoi në kohë shtesë, por as 30 minutat e tjera nuk arritën të nxirrnin fituesin, duke bërë që përballja të vendosej nga penalltitë, ku Ballkani humbi 3-1.

Kampioni i Kosovës realizoi vetëm një penallti, ndërsa Larne shënoi tri herë dhe kaloi në raundin tjetër të Conference League./Arbresh.Info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme