Në fundjavë janë zhvilluar pesë ndeshjet e javës së 26-të, ku kandidatët për titull nuk kanë arrirur të fitojnë dhe për këtë renditja nuk ka ndryshuar.
Derbi mes Ballkanit dhe Llapit është mbyllur pa gola, në një ndeshje që munguan rastet e mira.
Malisheva ka arritur të marr një fitore shumë të rëndësishme ndaj Lirisë si mysafir me rezultat 3-0.
Sot Drita kishte mundësinë që të merrte pozitën e parë në renditje, por u ndal në derbin lokal nga Gjilanin në barazim (2-2).
As Prishtina nuk ka arritur të marr tri pikët, duke barazuar ndaj Fushë Kosovës me rezultat 0-0.
Në anën tjetër Dukagjini është kthyer te fitoret, duke mposhtur në shtëpi Feronikeli 74 me rezultat 1-0.
Ballkani mbetet lider me 52 pikë, kur kanë mbetur edhe dhjetë ndeshje deri në fund. Llapi mbetet i dyti me 51 pikë, ndërsa Drita është e treta me 50 pikë.
Malisheva tani ka 47 pikë dhe është afruar dukshëm me kreun me vetëm pesë pikë.
Prishtina mbetet në vendin e pestë me 38 pikë, ndërsa Dukagjini ka 34 pikë dhe është në vendin e gjashtë.
Gjilani largohet nga zona e barazhit, pasi tani është i shtati me 26 pikë, aq sa ka edhe Feronikeli 74, por që ka goldallim më të dobët. Fushë Kosova ka 20 pikë dhe mban vendin e nëntë, ndërsa Liria ka 10 pikë e fundit.
Në javën e ardhme, atë të 27-të luajnë: Prishtina – Ballkani, Llapi – Liria, Malisheva – Drita, Gjilani – Dukagjini, Feronikeli – Fushë Kosova. /Telegrafi/
Banorët e Bazelit miratojnë fondet publike për Eurovision
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...
Rama: Fitorja jonë në 2025 duhet të jetë përfundimtare, shpë...