Kosova mori vetëm një pikë në dy takimet eliminatore të Euro 2024 kundër Zvicrës dhe Rumanisë. Dardanët frenuan helvetët në një barazim 2-2 në “Fadil Vokrri”, teksa të martën në mbrëmjen u mposhtën 2-0 në Rumani.
Skuadra e Primoz Gliha mbetet në kërkim të fitores së parë në grupin I. Me vetëm katër pikë të grumbulluara në gjashtë ndeshje.
FIFA ka përditësuar renditjen e kombëtareve. Ndërkohë që kuqezinjtë e Sylvinhos fituan tri pozicione, Kosova ka humbur dy pas dy ndeshjeve të fundit.
Dardanët ka zbritur në vendin numër 111, ndryshe nga pozicioni 109 që mbante më parë. Kosova rikthehet në fushë gjatë muajit tetor. Përballë Andorrës në transfertë dhe Izraelit në Prishtinë.
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurs...
Dua Lipa tregon se është detyruar të largohet nga Los Angele...
Qeveria i ndan 100 mijë euro për familjen e Enver Hadrit
Driloni e përqafon Sarën, ndërsa i kërkon t’i besojë që nuk ...
Qeveria rrit pensionet për invalidët, veteranët dhe pjesëtar...
Man City ka rënë dakord për dy përforcime në janar, do të sh...