Euro 2024 nuk ishte deri tani një turne i mirë për sa i përket golashënuesve, ata që njihen tradicionalisht si numri 9-të (pavarësisht numrit që mbajnë në fanellë). Mjafton t’i hidhni një sy luftës për ‘Këpucën e Artë’ dhe e vëreni se lojtarët e këtij lloji nuk kanë ndezur në këtë kampionat Evropian.
Nga gjashtë lojtarët që janë të barabartë me nga tre gola (Harry Kane, Dani Olmo, Ivan Schranz, Cody Gakpo, Jamal Musiala dhe Georges Mikautadze), vetëm anglezi dhe gjeorgjiani janë sulmues tipikë.
Pra nuk ka asnjë gjurmë të kandidatëve të mëdhenj që u parashikuan para turneut, aty është vetëm Harry Kane.
Havertz mbeti me dy gola (të dyja nga penalltitë). Me një të tillë shfaqen Kylian Mbappe (nga penallti), Robert Lewandowski (gjithashtu nga penalltia), Patrik Schick dhe Álvaro Morata.
Nga ana e tyre, ‘vrasësit’ si Cristiano Ronaldo, golashënuesi më i mirë në historinë e Kampionateve Evropiane me 14 gola, pastaj Romelu Lukaku, Gianluca Scamacca, Dusan Vlahovic, Rasmus Hojlund dhe Benjamin Sesko janë larguar duarbosh, pa shënuar ose një gol të vetëm.
“Si sulmues, ju gjithmonë dëshironi t’u jepni sa më shumë hapësirë mesfushorëve. Unë përpiqem të shoh se si evoluon ndeshja dhe çfarë ka nevojë skuadra. Ka raste kur do të më duhet të luaj më shumë brenda zonës dhe të tjera kur do të duhet të kthehem dhe përpiqem t’i bëjë mbrojtësit të ndihen të pasigurt në situatat në të cilat nuk duan të jenë”, deklaroi Harry Kane për këtë çështje.
Aitor Karanka: Mesfushorët sulmues kanë ngritje
Është një rastësi apo ka ndryshim të trendeve të futbollit? Aitor Karanka, i cili po analizon turneun si anëtar i panelit të vëzhguesve teknik të UEFA-s, deklaroi se këtë gjë e kanë analizuar dhe do ta trajtojnë më thellësisht në të ardhmen.
Paco Jemez: Ekipet janë transformuar dhe nuk duan të varen nga individualiteti
Paco Jemez, ish-trajneri i Alcala, Cordoba, Cartagena, Las Palmas, Rayo, Granada, Cruz Azul, Ibiza dhe Tractor, deklaroi se ekipet nuk varen nga individët.
“Përvoja na thotë se me një golashënues të shkëlqyer, ju vendosni gjithçka drejt tij, por tani të gjithë i menaxhojnë më mirë rastet, duke kërkuar më shumë alternativa”.
“Ekipet janë transformuar dhe nuk duan të varen nga individualiteti. Nëse ke një nëntë të shkëlqyer, duhet ta kërkosh, edhe pse jo të varesh prej tij”, deklaroi ai./Telegrafi/
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...