Google ADS

“Dështimi i Real Madridit për të fituar LK-në do të ishte një katastrofë”

16:52 | 3 Maj 2018
Arbresh Info

Zinedine Zidane është rrugës drejtë një arritje historike në Kiev më 26 maj, megjithatë Alberto Luque ka paralajmëruar Real Madridin se dështimi i tyre për të fituar Ligën e Kampionëve do ta kthej sezonin e tyre në një katastrofë.

‘Los Blancos’ dorëzuan kurorën e tyre në ligë duke mos rezistuar shumë pas një fillimi të dobët të sezonit që la klubin e Madridit me një punë mjaftë të vështirë përpara në mënyrë për të “kapur” gjigantin katalunas – Barcelonan, transmeton portali arbresh.info.

“Nëse Real Madridi dështon për të fituar Ligën e Kampionëve, sezoni do të ishte një katastrofë”, ka shpjeguar Luque.

“Klubi ka vendosur gjithçka në një ndeshje të vetme”

“Megjithatë, unë nuk do ndërroja vendet me Barcelonën sepse Liga e Kampionëve është trofeu më prestigjioz”

Finalja e ‘Los Blancos’ zhvillohet kundër Liverpoolit, i cili eliminoi mbrëmjen e kaluar skuadrën italiane AS Roma./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme