Marseille po kalon në formë të jashtëzakonshme ndeshjet e fundit.
Ata kanë arritur të shënojnë katër fitore radhazi në të gjitha ndeshjet, shkruan Arbresh.info.
Lojtari më në formë në Marseille është Pierre-Emerick Aubameyang.
Lojtari nga Gabon po shijon momentin dhe është duke kthyer shkëlqimin në Francë për sa kohë që i kishte humbur tek Arsenali, Chelsea e Barcelona.
Ai ka shënuar shtatë gola në katër ndeshjet e fundit për tu bërë njëri nga lojtarët kyç të trajnerit Gennaro Gatusso.
Gjatë tërë sezonit deri më tani ai ka shënuar 12 gola dhe ka dhuruar gjashtë asistime.
Kujtojmë që në Marseille erdhi si lojtar i lirë, pasi kishte përfunduar një aventurë të ‘hidhur’ me Chelsean.
Auba që nga transferimi i tij tek Barcelona kishte humbur shkëlqimin.
Kujtojmë që 34-vjeçari bëri ndeshje të mira me ekipet e Dortmundit dhe Arsenalit./Arbresh.info/
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...
Bislimi në takim me ministrin për Bashkimin Evropian të Polo...