Google ADS

Dëshiron ta lë Gjermaninë që të luajë për Shqipërinë, Mediat gjermane sulmojnë 19-vjeçarin

18:39 | 7 Dhjetor 2023
KRG

Kombëtarja e Shqipërisë që një kohë të gjatë është “në peshkim” për të gjetur lojtarë të rinj

Kuqezinjtë kanë dalë jashtë horizonteve të tyre duke iu ofruar edhe lojtarëve shqiptar të cilët aktualisht luajnë nëpër kombëtare tjera, shkruan Arbresh.info.

Së fundmi, është lojtari 19-vjeçar, Brajan Gruda, i cili ka shprehur interesim që të luaj me fanellën e “shqiponjave”.

Mediumi gjerman, BILD, ka ngre alarmin për një “Vjedhje” të mundshme.

Gruda aktualisht luan tek Kombëtarja gjermane në kategorinë U/21, mirëpo një lëvizje e mundshme mund të ndodh.

“FSHF e ka kontaktuar lojtarin, por deri më tani ka qenë e kotë. Gruda do të vazhdojë duke përfaqësuar Gjermaninë U21 me të cilën ka luajtur 5 ndeshje”, shkruan e përditshmja gjermane.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme