Trajneri i kampionëve të rinj të botës ka publikuar tashmë listën e kombëtares së Francës për premierën e saj në Ligën e Kombeve. Franca do të përballet me Gjermaninë më 6 shtator dhe me Holandën më 9 shtator. Pas fitores së Kupës së Botës në Rusi, trajneri francez ka vendosur të thërrasë 23 lojtarët e njëjtë, me një përjashtim: Mandanda (O.Marseille) mbetet jashtë listës dhe hyn në të Costil (Bordeaux). Një ndryshim i parëndësishëm, duke pasur parasysh se bëhet fjalë për një nga portierët rezervë. Pra, Deschamps “vë bast” për të njëjtin grup lojtarësh, i cili u mvesh me lavdi verën e këtij viti.
Lista e lojtarëve është si më poshtë:
Portierë
Lloris (Tottenham), Costil (Girondins Bordeaux), Areola (PSG).
Mbrojtës
Lucas Hernández (Atlético Madrid), Kimpembe (PSG), Mendy (Manchester City), Pavard (Stuttgart), Rami (O. Marseille), Sidibé (Mónaco), Umtiti (Barcelona), Varane (Real Madrid).
Mesfushorë
Kanté (Chelsea), Matuidi (Juventus), N’Zonzi (Roma), Pogba (Manchester United), Tolisso (Bayern Munich).
Sulmues
Dembélé (Barcelona), Fekir (O.Lyon), Giroud (Chelsea), Griezmann (Atlético Madrid), Lemar (Atlético Madrid), Mbappé (PSG), Thauvin (O.Marseille).
“U kry çdo sen” – Gjesti shpërthen në lot pas nominimit kokë...
Pas dorëheqjes së Trudeau, Trump këmbëngul: Kanadezët do të ...
Trajneri i ri i Milanit feston trofeun me “puro” dhe vallëzi...
Shkupi, qyteti më i ndotur në Evropë
Hoti: Trefish më shumë punëtorë se këta të pranuar sot në KE...
A do të ulet çmimi i energjisë në Shqipëri? Bordi i ERE shqy...