Franca luan dy ndeshjet e tetorit në kuadër të Ligës së Kombeve ndaj Izraelit dhe Belgjikës.
Tashmë është publikuar lista e lojtarëve francez të ftuar nga trajneri, Didier Deschamps, shkruan Arbresh.info.
Në këtë listë ka disa befasi ku mungon emri i yllit të Real Madridit dhe kapitenit francez, Kylian Mbappe.
Arsyeja kryesore pse Mbappe mbeti jashtë mund të jetë lëndimi i tij që e pati disa ditë më parë, mirëpo u rikuperua shumë shpejtë, por ishte zgjedhja e trajneri që të mos ftohet.
Nga kjo listë mungojnë edhe emra të njohur si Ngolo Kante, Adrien Rabiot dhe Griezmann i cili së fundmi u pensionua.
Emra që pritet të zëvendësojnë ata janë, Christopher Nkunkun, Michael Olise dhe Bradley Barcola.
Ndeshjen e parë e luan në udhëtim tek Izraeli me datë 10 tetor, kurse katër ditë më vonë janë sërish mysafir ku do të takohen me Belgjikën./Arbresh.info
“Boll more më”, Xheneta me ashpërsi i kthehet Rovenës, ja re...
Begaj viziton Mirditën, inkurajon binjakëzimin dhe bashkëpun...
Fitojnë Drita e Ballkani
Pak çerdhe, pak punë për gra
Meloni: Rusia përbën rrezik në shumë plane ndaj sigurisë së ...
“Mirëmëngjesi bro”, i thotë Sara Drilonit, por këtij të fund...