Google ADS

Deschamps: Nuk ishte një fitore e lehtë

18:24 | 17 Qershor 2018
Arbresh.info

Përzgjedhësin e kombëtares së Francës, Didier Deschamps, pa dyshim se tri pikët (2:1) e kënaqin në përballje me Australinë, por jo edhe loja e shfaqur në fushë.  Një fitore nëpër vrimë të gjilpërës ndaj ‘Kengurëve’ që dëshmuan lojë të mirë.

Franca vlerësohet si prej favoritëve për të fituar Kampionatin Botëror.

“Edhe pse nuk ishte një fitore e lehtë, të arrish suksesin në ndeshjen e debutimit është diçka shumë pozitive, por jo e mjaftueshme.

Hasëm vështirësi, pasi përballë kishim një skuadër që nuk na lejoi të avanconim shumë. Duhet të kishim bërë më mirë në aspektin e zotërimit të topit. Patëm edhe disa raste të tjera, por pasimet nuk ishin eficiente. Duhet të luftojmë shumë, pasi në këtë gara të gjitha skuadrat janë shumë të përgatitura. Personalisht nuk jam shumë euforik , bëmë detyrën tonë, por jam i bindur se kemi potencial për të performuar shumë më mirë se kaq”, ka thënë Deschamps.

Futbollisti Paul Pogba është jashtëzakonisht i lumtur për golin dhe tre pikët, duke pretenduar se me kombëtare do të arrijnë shumë lart.

“Në takimet që zhvillohen për Kupën e Botës nuk ka më ekipe të vogla, ndaj është me shumë rëndësi fitorja që në takimin e parë, edhe pse për të qenë i sinqertë ishte një sfidë e vështirë. Në realizimin  golit u ndihmova dhe nga mbrojtësi i Australisë, gjithsesi, e rëndësishme është që topi gjeti rrjetën”, ka thënë Deschamps.

Franca tani përgatitet për sfidat e radhës dhe beson se të gjitha do t’i fitojë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme