Franca ka prekur gjysmëfinalen në Kampionatin Evropian ‘Euro 2024’, pasi triumfoi ndaj Portugalisë pas ekzekutimit të penalltive.
Franca përgatitet për një gjysmëfinale të zjarrtë ndaj Spanjës në Euro 2024 që pritet të jetë finale para finales.
‘Gjelat’, ndërkohë vijojnë të vuajnë kritikat për paraqitjen nën nivel dhe golat e paktë të shënuar.
Megjithatë, trajneri Didier Deschamps thekson se nuk i interesojnë kritikat, por shtoi se për të e rëndësishme është që brenda grupit atmosfera të jetë pozitive.
“Nuk ka kritika në lidhje me sulmin, pasi është fakt që skuadra shënon pak. Kemi një skuadër shumë të mirë në ofensivë dhe golat nuk po shkojnë në të njëjtën linjë me kualitetin tonë”.
“Megjithatë, kjo nuk na pengon të jemi mes katër skuadrave më të mira të turneut. Sa i takon kritikave të tjera, ato nuk më interesojnë sepse mua më intereson vetëm atmosfera në brendësinë e kombëtares”, tha Deschamps.
Tutje trajneri francez foli edhe për situatën e Mbappes duke thënë se kapiteni ende nuk është 100 për qind i gatshëm.
“Stafi mjekësor bëri gjithçka për ta kthyer në formë, e dimë që ai nuk është në 100% e tij. Por, përpara ndeshjes me Portugalinë përveç hundës, pati edhe një problem me shpinën”.
“Megjithatë, Mbappe është aty, edhe pse jo në 100% sërish kundërshtarët e dinë shumë mirë potencialin e tij”, u shpreh Deschamps. /Telegrafi/
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e F...
Policia e Shtetit: Do të garantojmë protestën e PD-së në Tir...
Hamza: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes ...
Abdixhiku: LDK-ja, e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë d...
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...