Italia, Belgjika dhe Izraeli janë kundërshtarët e Francës në Nations League. Një “grup ferri” e cilëson Didier Deschamps. Por për të katërta Kombëtaret, jo vetëm Francën e tij.
“Skuadrat e Ligës A janë të gjitha të forta. Personalisht jam i lumtur që do të rikthehem në Itali për t’u përballur me të kaltrit.
Do të shijojmë ndeshje të nivelit të lartë në këtë grup. Që është një grup ferri për të gjithë. Është një kompeticion që do të zhvillohet pas Europianit.
Për momentin, të gjithë trajnerët e kanë mendjen te përgatitjet e Gjermani 2024. Më pas do të mendojmë për Nations League.
Një turne ambicioz që fillon në shtator dhe ky objektivi i të gjithëve ne është t’i shkojmë deri në fund”, analizoi tekniku i “Gjelave”.
55-vjeçari kaloi pesë sezone fantastike në Serie A si futbollist i Juventusit (1994-1999). Me bardhezinjtë fitoi 10 trofe, mes tyre edhe Champions League.
Deschamps qëndron në pankinën e kombëtares franceze prej korrikut të vitit 2012, teksa ka fituar Kupën e Botës në Rusi 2018. Por edhe ka humbur finalet e Euro 2016 dhe Botërorit Katar 2022./SS
Gjesti ia mori dhe ia veshi duksin dhuratë të Xhenetës – ja ...
Kurti dhe Rizvanolli vizitojnë KRU “Hidroregjioni Jugo...
Man City assesi të fitojë ndalet me barazim nga Evertoni
Ministri Peci nesër mban konferencën përmbyllëse për media
Tajvani përgatitet për mandatin e ri të Presidentit Trump në...
Hamza: Bursa e Kosovës mundësi për diasporën dhe investitorë...