Deschamps do të largohet nga Franca pas Kupës së Botës

23:05 | 7 Janar 2025
D.H

Trajner aktual i Francës, Didier Deschamps do të largohet nga stoli i kombëtares franceze pas përfundimit të Kupës së Botës në vitin 2026.

Lajmin e ka bërë të ditur gazeta e famshme franceze L’Equipe, shkruan Arbresh.info.

Sipas këtij mediumi vendimi është marrë pikërisht nga vetë trajneri.

Ai udhëheq Francën që nga viti 2012 ku sukseset nuk kanë munguar. “Gjelat” u shpallën kampion të botës në vitin 2018 kur mposhtën në finale Kroacinë.

Teksa ishte finaliste e Kampionatit Evropian në vitin 2016 dhe finalist i Kupës së Botës “Katar 2022”./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme