Trajneri i Kombëtares së Francës, Didier Deschamps ka folur për sulmuesin e Barcelonës, Ousmane Dembele që nuk është përfshirë në listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet e nëntorit.
Dembele pavarësisht që ka nisur të rigjejë formën e duhur me klubin katalunas në muajin e fundit, nuk ka pranuar ndonjë ftesë nga Deschamps, transmeton lajmi.net.
Mirëpo, trajneri theksoi se francezi ende ka mundësi, mirëpo duhet të rigjejë potencialin e mëhershëm.
“A ka Dembele mundësi? Sigurisht, Dembele është rikthyer nga një lëndim. Duhet t’i japim kohë”.
“E di çfarë është në gjendje të bëjë. Ka probleme fizike, por tani varet nga ai të gjejë potencialin e plotë”, përfundoi ai.
Dembele për Barcelonën ka bërë 81 paraqitje duke realizuar 21 gola dhe dhuruar 17 asistime, derisa këtë edicion ka shënuar dy herë për blaugranasit.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...