Derisa Rodri po e lufton FIFA-n, Jules Kounde po vendos rekord botëror

23:29 | 18 Dhjetor 2024
Q L

Mbrojtësi i Barcelonës, Jules Kounde do ta mbyllë këtë vit duke vendosur një rekord botëror, të cilin do ta thellojë më tej këtë fundjavë në ndeshjen e La Ligës kundër Atletico Madridit.

Mbrojtësi francez tashmë e ka dominuar vitin 2024 sepse u bë futbollisti me më shumë minuta gjatë këtij viti dhe rekordmen botëror. Sipas observatorit CIES Sports, Kounde luajti 69 ndeshje zyrtare këtë vit dhe grumbulloi 5,872 minuta në fushë!

Është një tregues se sa i vështirë ka qenë ky vit për francezin dhe Mundo Deportivo shkruan se rasti i tij do t’u shërbejë kolegëve të tij futbollistë që po luftojnë kundër politikës së FIFA-s për caktimin e ndeshjeve.

Kounde will be the first player in 10 years to play over 70 matches

Numri i ndeshjeve në një sezon është duke u shtuar dhe futbollistët janë nën një ngarkesë gjithnjë e më të madhe, për këtë arsye kanë protestuar edhe më herët, por deri më tani FIFA nuk është kujdesur shumë për këtë.

Spanjolli i fundit, Rodri, shpalli bojkot të madh të futbollistëve dhe nga FIFA erdhën përgjigjet se atëherë futbollistët duhet të pajtohen për një pagë më të ulët, nëse duan një numër më të vogël ndeshjesh.

Rodri reveals elite players are close to ‘STRIKING’

Për Kounden, ndeshja e Barcelonës kundër Atletico Madridit do të jetë e 70-ta e sezonit dhe kështu ai do të bëhet rekordmeni absolut për numrin e ndeshjeve në një vit.

Në krye të listës me minutat e lojtarëve në vitin 2024, Kounde kaloi kolumbianin nga Fluminense Jhon Arias, i cili kishte 67 ndeshje dhe 5599 minuta të kaluara në fushë./telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme