Google ADS

Derisa finalja po zhvillohet mbrapa dyerve të mbyllura, qindra tifozë të PSG-së janë mbledhur në Parkun e Princave për të shikuar ndeshjen

22:14 | 23 Gusht 2020
Arbresh Info

Paris Saint-Germain dhe Bayern Munich janë duke u përballur në finale të Ligës së Kampionëve.

Kjo është finalja e parë në histori për skuadrën franceze, derisa Bavarezët e kanë fituar pesë herë garën më të madhe për klube në Evropë.

Me tifozët që nuk po lejohen ende në stadiume për shkak të Coronavirusit, tifozët e PSG-së kanë marrë një dhuratë speciale.

Qindra prej tyre janë lejuar që të futen në Parkun e Princave, për të shikuar finalen e Ligës së Kampionëve në një ekran të madh, raporton MARCA.

Klubi francez duket se ka menduar për përkrahësit e tyre besnik që të shikojnë së paku ndeshjen në një TV, pasi finalja po zhvillohet në “Estadio da Luz” të Lisbonës”.

Aktualisht rezultati mes PSG-së e Bayenr Munichut është 0-0, derisa shanset e arta për gol nuk munguan. /Telegrafi/

 

 

Të ngjashme