Derbin ndërmjet Milanit dhe Romës e vendosin francezët

22:57 | 14 Janar 2024
D.H

Milan ka arritur të fitoj me rezultat 3-1 ndaj Romës në kuadër të xhiros së 20-të në Serie A.

Rosonerët e nisën ndeshjen në mënyrë fenomenale duke shënuar gol qysh në minutën e 11-të përmes francezit Yacine Adli, shkruan Arbresh.info.

Ndërsa epërsinë për Milanin e dyfishoi një tjetër francez, Olivier Giroud shënoi në minutën e 56-të për 2-0.

Parades nga penalltia ngushtoi epërsinë e Milanit në minutën e 69-të, mirëpo kjo ishte e tëra nga romakët.

Theo Hernandez shënoi në minutën e 84-të golin e tretë për Milanin për të siguruar rosonerëve tri pikë të reja dhe për t’u bërë golashënuesi i tretë francez në këtë ndeshje.

Me këtë fitore Milan renditet në vendin e tretë me 42 pikë, nëntë më pak se lider Interi dhe katër më pak se Juventusi që është i dyti në tabelë.

Roma mbetet në pozitën e nëntë me 29 pikë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme