Xhiroja e nëntë në elitën e basketbollit kosovar, vazhdon edhe këtë fudjavë ku priten ndeshja të forta.
Vemendja kryesore do të jetë tek derbi mes Golden Eagle Yllit dhe Trepcës në Suharekë, shkruan Arbresh.info.
Njëherit kjo është edhe ndeshja që e hap këtë xhiro, të shtunën me fillim nga ora 17:00.
Në po të njejtën ditë luhet edhe sfida tjetër derbi mes Vëllaznimit dhe Bashkimit në Gjakovë.
Kjo ndeshje starton me fillim nga ora 19:00.
Dita e diel e ka në program vetëm ndeshjen mes Proton Cable Prizreni dhe Pejës.
Kurse java mbyllet të hënën me derbin lokal Bora – Sigal Prishtina.
Pas tetë javësh në tabelë prinë Bashkimi me shtatë fitore e një humbje e ndjekur pas nga Trepca me gjashtë fitore e dy humbje.
Me përfundimin e kësaj xhiro nis edhe një pushim dy javor i klubeve kosovare dhe vjen radha e Kosovës, pasi zhvillon dy ndeshje kualifikuese për Kampionat Botëror./Arbresh.info
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...