Përballja në mes të Juventusit dhe Atletico Madridit në këtë xhiro do të jetë ajo më kryesorja në Ligën e Kampionëve.
Zonja e Vjetër do të jetë nikoqire e Los Cholchoneros në ndeshjen që do të fillojë në ora 21:00.
Torinëzt për këtë takim nuk do të mund të llogarisin në Giorgio Chiellinin dhe Douglas Costan që janë të lënduar, derisa në dilemë mbesin Alex Sandri, Mattias Perin, Marko Pjaca dhe Adrien Rabiot, që po ashtu po ndjejnë dhimbje.
https://twitter.com/juventusfc/status/1199024955675029505
Në anën tjetër, Diego Simeone me vete nuk do t’i ketë lojtarët si, Diego Costa, Jose Gimenez, Stefan Savic, Sime Vrsajklo, gjersa Joao Felix është në dyshime.
Juventusi tashmë e ka siguruar kalimin në fazën tjetër, pasi është lider i Grupit D me dhjetë pikë, Atletico Madridi me shtatë, Lokomotiva e Mokës dhe Bayer Leverkusen me tri.
Formacioni i mundshëm i Juventusit: Szczesny; Cuadrado, Rugani, Bonucci, Sandro; Khedira, Pjanic, Matuidi; Bernardeschi; Higuain, Ronaldo.
Formacioni i mundshëm i Atletico Madridit: Oblak; Trippier, Felipe, Hermoso, Lodi; Koke, Saul, Thomas, Lemar; Correa, Morata. /Telegrafi/
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...
Arrestohet një person i kërkuar në Shtërpcë