Dy rivalët e përbetuar italian që kanë pikëpamje të ndryshme këtë sezon do të përballen sot (e mërkurë) në çerekfinale të Kupës së Italisë 2017/18.
AC Milani është një skuadër tashmë e “copëtuar” dhe ndryshimi i trajnerit kryesor në mes të sezonit ka pasur një ndikim të vogël në rezultate, shkruan portali arbresh.info. “Rossonerët” ishin shpenzues të mëdhenj gjatë merkatos së transferimeve verore, por ata janë në pozitën e nëntë në tabelën e Serie A dhe trajneri i ri Gennaro Gattuso ka mbetur me një skuadër në gjendje të rëndë dhe në mungesë të besimit. Skuadra nis këtë ndeshje pas disfatës së dy ndeshjeve të fundit në ligë dhe në përgjithësi tri disfatave nga gjashtë ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet që nga koha kur ish mesfushori mori detyrën.
Nga ana tjetër, Interi është një sfidues serioz në garën për titull këtë sezon, por gjërat kanë filluar të ndryshojnë së fundmi. Ata kanë humbur ndaj skuadrave nga zona e dëbimit si Udinese dhe Sassuolo në Serie A pas 12 fitoreve dhe katër barazimeve në 16 ndeshjet e tyre të para. Këto disfata e larguan klubin nga kreu i tabelës dhe tani Napoli udhëheqë me pesë pikë më shumë se Juventusi.
Ndryshe nga AC Milani, dëmtimet që ka pësuar Interi mund të rregullohen sepse ata kanë shumë lojtarë që janë duke performuar në nivelin e tyre më të lartë të mundshëm. Veçanërisht me një person si Luciano Spalleti në timon, skuadra pritet të rikthehet menjëherë.
AC Milan – Inter Milan
Kupa e Italisë
27 dhjetor 2017, e mërkurë
20:45
San Siro (Milan)
Të rejat rreth skuadrave:
AC Milan
Interi
Fakte rreth ndeshjeve
Parashikimi i ndeshjes
Pavarësisht formave të kundërta të të dy skuadrave, kjo ndeshje pritet të jetë e vështirë për të dy palët.
Megjithatë, Interi është një skuadër më e mirë në letër dhe për të njëjtën arsye, ata mund t’i shmangen disfatës këtu./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...