Google ADS

Derbi mes Romës dhe Juventusit mbyllet pa fitues

22:41 | 5 Maj 2024
D.H

Roma dhe Juventusi kanë luajtur me rezultat baras 1-1 në kuadër të xhiros së 35-të në elitën e futbollit italian.

Ndeshjen më mirë e nisi Roma duke shënuar me anë të Romelu Lukakut në minutën e 15-të, shkruan Arbresh.info.

Por nuk vonoi shumë dhe Juventusi në minutën e 31-të, Bremer barazoi rezultatin 1-1.

Në pjesën e dytë, dy skuadrat u munduan të shënonin golin e fitores por pa ia arritur dot.

Pas këtij barazimi Juventusi është i treti me 66 pikë kurse Roma është dy vende më posht me 60 sosh, por tani ka pozitën e pestë të rrezikuar nga Atalanta.

Kujtojmë se vendi i pestë është i fundi që e dërgon një skuadër italiane në Champions League./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme