Të shtunën do të zhvillohet xhiroja e 12-të në Superligën e Femrave, ku derbi do të zhvillohet ndërmjet Mabetex Prishtinës dhe Bashkimit.
Bashkimi nuk ka pësuar asnjë humbje (11 fitore) në stinorin pranveror, derisa vashat prishtinase kanë pësuar vetëm dy humbje, pikërisht nga skuadra prizrenase.
Këto dy skuadra së fundi u ballafaquan edhe në finale të Kupës, ku fitoi Bashkimi. Takimi i së shtunës pritet të jetë shumë interesant.
Në takimet tjera, Penza do të përballet me Trepçën, ku vashat pejane kanë shtatë fitore dhe katër humbje, kurse vashat mitrovicase katër fitore dhe shtatë humbje.
Në ndeshjen tjetër, Kastrioti që ka dy fitore dhe nëntë humbje do të ndeshet me Vëllaznimin, që nuk di për fitore në këtë edicion, duke numëruar 11 humbje.
Superliga e Femrave – Java 12
E shtunë
11:00 Kastrioti-Vëllaznimi
14:30 Penza-Trepça
19:00 Mabetex Prishtina-Bashkimi
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin