Tashmë ka përfunduar derbi mes Milanit dhe Interit, e cila është në kuadër të xhiros së 12-të në Serie A.
Goli i parë erdhi në minutën e 11-të të ndeshjes, ku është akorduar një penallti në favor të Interit.
Autor i golit ishte Hakan Çaklanoglu i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë.
Për më shumë shikoni golin: Video
Ndërsa milani ka gjetur golin e barazimit në minutën e 17-të të ndeshjes .
Autor i golit ishte Stefan de Vrij, i cili në fakt kishte shënuar autogol duke i dhënë barazimin e rezultatit Milanit.
Për më shumë shikoni golin: Video
Në minutën e 26-të është ndëshkuar me karton të verdhë Lojtari i Milanit, Fode Ballo-toure.
Interi ka pasur rastin të shënojë golin e epërsisë në minutën e 27-të, ku është akorduar një penallti për “Nerazzurët”.
Lautaro Martinez ka ekzekutuar penalltinë, të cilën ai e huqi atë duke mos shënuar.
Për më shumë shikoni penalltinë: Video
Pjesa e parë e derbit të çmendur ka përfunduar në “paqe”, me rezultat baraz, 1-1.
Në pjesën e dytë të ndeshjes, ka pasur raste shumë të bukura por për fat të keq ka munguar finalizimi i tyre.
“Rossonerët” nga 15 gjuajtjet e tyre drejt portës, vetëm katër prej tyre, kanë qenë në gjuajte direkte në portën e “Nerazzurëve”, ndërsa Inter nga 14-të gjuajtët, vetëm dy prej tyre kanë qenë gjuajte direkte në portën e Milanit.
Ndeshja ka përfunduar me rezultat 1-1. /arbresh.info/
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe