Everton dhe Liverpool luajnë sonte derbin e Merseyside në kuadër të xhiros së 29-të në Premier League.
Ndeshja fillon nga ora 21:00, shkruan Arbresh.info.
Everton është pa fitore në 12 ndeshjet e fundit të Premier League në shtëpi kundër Liverpoolit, ku ka 9 barazime dhe 3 humbje, që është ecuria më e gjatë e tillë kundër ndonjë skuadre në historinë e tyre.
Ndërsa ‘The Reds’ kanë humbur vetëm një nga 26 takimet e fundit të ligës në shtëpi dhe jashtë.
Humbja e fundit e Liverpoolit ishte në Anfield të vitit 2021 me rezultat 2-0.
Liverpooli e dëshiron fitoren me çdo kusht për të mbajtur hapin për titull kampion, kurse Evertoni gjithashtu me një fitore do të ishte shumë e rëndësishme në luftë për mbijetesë./Arbresh.info/
Kurti: Kemi rritur pensionet dy herë gjatë mandatit
“Boll more më”, Xheneta me ashpërsi i kthehet Rovenës, ja re...
Begaj viziton Mirditën, inkurajon binjakëzimin dhe bashkëpun...
Fitojnë Drita e Ballkani
Pak çerdhe, pak punë për gra
Meloni: Rusia përbën rrezik në shumë plane ndaj sigurisë së ...