Derbi i madh në Londër mes Tottenham Hotspurit dhe Arsenalit ka përfunduar baras.
Dy gjigantët kanë barazuar 1 me 1 në takimin mes tyre në stadiumin Wembley pasditen e sotme (e shtunë) në kuadër të xhiros së 29-të në Premierë Ligë, shkruan portali arbresh.info.
Aaron Ramsey dërgoi në epërsi “Topçinjtë” në fillim të pjesës së parë duke shënuar gol të bukur me të kaluar edhe portierin Hugo Lloris.
Skuadra e Unai Emery arriti të mbajë këtë epërsi deri vonë gjatë pjesës së dytë kur Shkodran Mustafi me një ndërhyrje të ashpër ndaj sulmuesit Harry Kane i dha një penalti nikoqirëve ndonëse sulmuesi anglez u mësua më pas se ishte në pozitë jashtë loje gjatë këtij momenti.
Kane u tregua i saktë me goditjen e tij nga penaltia duke barazuar gjithçka në minutën e 74′.
Arsenali kishte një shans të shkëlqyer për të kaluar sërish në avantazh në minutën e fundit të kohës së rregullt pas ndërhyrjes së palejuar në zonën e penaltisë nga Aubemeyang, por reprezentuesi gabonez nuk u tregua i saktë me goditjen e tij.
Mysafirët mbetën edhe me një lojtar më pak në fushë në sekondat e fundit të takimit me ndëshkimin direkt me karton të kuq të mesfushorit Lucas Torreira.
Tottenhami vazhdon edhe tani qëndrimin në pozitën e tretë me 61 pikë, ndërsa Arsenali aktualisht qëndron në pozitën e katërt me 57 pikë – vetëm dy më shumë se Manchester United para ndeshjes kundër Southamptonit./arbresh.info/
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...