Google ADS

Derbi londinez në Carabao Cup

20:00 | 29 Shtator 2020
L G

Sonte pritet një derbi i zjarrtë në Londër në kuadër të rrethit të katër të Carabao Cup, ku do të luajnë Tottenham Hotspur-Chelsea.

Tottenham kaloi këtë xhiron e tretë pa lojë pasi i ishte dhënë fitorja në tavolinë, kjo pasi që më shumë se 10 futbollist të Leyton Orient kishin rezultuar pozitivë me COVID-19.

Chelsea në anën tjetër eliminoi me rezultat të thellë Barnsleyin duke e mposhtur atë me rezultat 6-0 në Stamford Bridge.

Sonte, Mourinho ka zgjedhur një skuadër të kombinuar për përballje me Chelsean por njëjtë ka vepruar edhe ish lojtari i Mourinhos, tani trajner i Chelsea, Frank Lampard ku sonte ka startuar me Giroud në sulm duke lënë në bankë Abraham. Giroudin do ta ndihmojnë Werner dhe Mount. /GazetaExpress/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme