Derbi lokal mes Juventusit dhe Torinos përfundon me barazim

22:40 | 18 Shkurt 2022
Lorik Gerbeshi

Juventusi nuk ka arritur të marrë më shumë se një pikë në derbin lokal kundër Torinos, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e 26-të të Serie A.

Rezultati u zhblloku që në minutën e 13-të, kur Matthijs de Ligt shënoi për 1-0.

Me këtë rezultat, përfundoi edhe pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, Torino arriti të brazonte shifrat në 1-1 në minutën e 62-të, ku realizatori i golit ishte Andrea Belotti.

Deri në fund të ndeshjes, shanset nuk munguan nga të dyja skuadrat, por përkundër kësaj, shifrat nuk ndryshuan.

Pas kësaj ndeshje, “Zonja e Vjetër”, mbetet ende në vendin e katërt me 47 pikë, ndërsa Torino gjendet në vendin e 10-të me 33 pikë të grumbulluara./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme