Dy skuadrat nga Kosova që garojnë në BIBL këtë edicion të garave, Prishtina dhe Peja, nesër mbrëma luajnë përballjen e fundit të stinorit të rregullt në Ligë Ballkanike, ndërsa fituesi i ndeshjes do të përfundojë si lider i pjesës së rregullt të stinorit.
Të dyja skuadrat kanë bilanc 5-2, ndërsa fituesi i ndeshjes së nesërme do të bëhet me 6-2 që garanton vendin e parë në stinor të rregullt, ndërsa humbësi është me 5-3 dhe varësisht me bilancin e AEL-it qipriot, do të merr vendin e dytë ose të tretë.
Prishtina – Peja luhet më 5 prill (të premten) me fillim prej orës 20:15 në “Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve” ndërsa drejtohet nga treshja e referëve: Ognjen Jokic, Stefan Kurubovic, Stafan Vukovic.
Pasi që të përcaktohen pozitat përfundimtare të stinorit të rregullt në BIBL, ku nga 5 pjesëmarrës në total, 4 kanë shkuar në playoff, ekipet do të udhëtojnë në Qipro, për të luajtur Final Fourin e garës prej 12 deri më 14 prill 2024.
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje