Google ADS

Derbi i Prishtinës në pingpong Dardania vs Priping

10:06 | 8 Prill 2022
Lorik Gerbeshi

Të dielën duke filluar nga ora 10:00, do të zhvillohen dy xhirot e radhës në Superligës së Kosovës në pingpong, të cilat do të mbahen në Pallatin e Rinisë, në Prishtinë.

Xhiron e tretë të Superligës, KPP Priping do ta zhvillojnë kundër KPP Dardania nga Prishtina, ndeshje kjo e cila konsiderohet derbi i lokal i kësaj jave dhe do të fillojë nga ora 10:00, ndërsa xhiron e dytë kundër KPP Llapusha duke filluar nga ora 12:00.

KPP Priping deri më tani është ndeshur 3 herë në KPP Dardania ku ka balancë pozitiv duke shënuar 3 here fitore, 2 në Superligë në sezoni e kaluar dhe një fitore në Kupën e Kosovës.

“Priping ka punuar intenzivisht kohëve të fundit dhe lojtarët janë të përgatitur për ndeshjet e radhës” u shpreh trajneri Kastriot Orana.

Ndeshjet do të zhvillohet duke respektuar masat për parandalimin e shpërndarjes së virusit Covid-19.

Të ngjashme