Manchester United dhe Manchester City sot luajnë derbin e javës së 10-të, në kuadër të Premier Leagues.
Sfida luhet në “Old Trafford”, me fillim nga ora 16:30, shkruan Arbresh.info.
Ten Hag për këtë sfidë nuk i ka në dispozicion Luke Shaw, Lisandro Martinez, Diallo, Malacia të lënduar, kurse Sancho është i suspenduar, nga klubi.
Në dyshim për tu paraqitur janë edhe Casemiro dhe Wan Bissaka që gjithashtu kanë disa shqetësime me lëndime.
Kurse Guardiola do të jetë pa Akanjin e suspenduar dhe Kevin De Bruynen e lënduar.
“Djajt e kuq” hyjnë në këtë ndeshje pas tre fitore radhazi në të gjitha kompeticionet dhe kërkojnë fitoren që të vazhdojnë formën e mirë që po kalojnë.
Ndërsa “citiziens” kërkojnë fitoren me çdo kusht, për tu afruar sa më shumë kreut të tabelës aty ku është Tottenham me 26 pikë.
United është në vendin e tetë momentalisht me 15 pikë pas nëntë ndeshjeve, kurse City është e treta me 21 pikë.
Kujtojmë se në pesë ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet City ka fituar katër prej përballjeve ndërsa United vetëm një.
Paul Tierney do të jetë gjyqtar kryesor i kësaj sfide./Arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...