Derbi i Manchesterit luhet në finale të FA Cup

20:32 | 23 Prill 2023
Orgesa Haziri

Manchester United ka arritur në finale të FA Cup, ku do të luajë me Manchester Cityn.

United arriti ta mposht Brightonin vetëm pas penalltive pasi ndeshja përfundoi me rezultat të barabartë pa gola 0:0.

Bruno Fernandes e pati një rast të mirë në 45 minutat e parë, por që përfundoi jashtë shtyllës.

“Pulëbardhat” e filluan më mirë pjesën e dytë duke rrezikuar disa herë portën e De Geas.

Pavarësisht rasteve të shumta koha e rregullt përfundoi 0:0, sa përfunduan edhe dy pjesët nga 15 minuta.

Solly March ishte i vetmi që e humbi penalltinë pas gjashtë shënimeve, derisa Victor Lindelof nuk ia fali gabimin e Brighton duke shënuar për 6-7.

United tani do të përballet me Manchester Cityn në shfaqjen e Wembley më 3 qershor./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme