Google ADS

Derbi i madh londinez, Granit Xhaka shpreson në fitore (FOTO)

21:19 | 16 Shtator 2017
Arbresh Info

Granit Xhaka shpreson që Arsenali të regjistrojë fitoren e tretë radhazi këtë vikend.

Arsenali është mysafirë në Stamford Bridge në ndeshjen e së dielës kundër Chelseat që zhvillohet duke filluar nga ora 14:30, shkruan portali arbresh.info.

Ylli shqiptar i “Topçinjve” shpreson në fitore në derbin londinez.

Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi pritet të jenë pjesë e formacionit startues në derbin ndaj Chelseat
Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi pritet të jenë pjesë e formacionit startues në derbin ndaj Chelseat

“Ndeshje e madhe si mysafirë ndaj Chelseat dhe një derbi i madh londinez, shpresojë që ne mund të vazhdojmë të përmirësohemi dhe të arrijmë fitoren e tretë radhazi”, shkruan Xhaka në rrjete sociale.

Reprezentuesi 24-vjeçar i Zvicrës pritet të jetë pjesë e formacionit startues së bashku me yllin tjetër shqiptar – Shkodran Mustafin./arbresh.info/

https://www.instagram.com/p/BZGsqNilqVD/

Të ngjashme