Liverpooli do të jetë nikoqir i Atletico Madridit për përballjen e dytë në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Dy skuadrat kanë publikuar formacionet zyrtare për takimin që fillon në ora 21:00 në stadiumin “Anfield Road”.
Ndeshja e parë mes The Reds dhe Los Rojiblanos në stadiumin ‘Wanda Metropolitano’ përfundoi 1-0 për madrilenët me golin e shënuar nga Saul Niguez qysh në minutën e katërt të takimit.
Jurgen Klopp shpreson që ta përmbysë sonte rezultatin dhe të kalojnë në çerekfinale, mirëpo ka mungesa si, Alisson Becker, Nathaniel Clyne dhe Xherdan Shaqiri, që janë të lënduar.
Në anën tjetër, Diego Simeone do të jetë vetëm pa sulmuesin Dario Poveda, që po ashtu është i lënduar.
Formacioni startues i Liverpoolit: Adrian; Alexander-Arnold, Gomez, Van Dijk, Robertson; Henderson, Wijnaldum, Oxlade-Chamberlain; Salah, Mane, Firmino.
Formacioni startues i Atletico Madridit: Oblak, Trippier, Savic, Felipe, Lodi, Koke, Thomas, Saul, Correa, Felix, Costa. /Telegrafi/
Pacolli uron një javë të mbarë: Qofshi gjithmonë të lumtur d...
Fahrije Hoti sot mban konferencë për media: Do t’i demantojm...
Vetplagoset me armë zjarri në person në Gllogoc
MINT prezanton thirrjet për aplikim në kuadër të Fondit të S...
Sot nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pjesë...
Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golav...