Sergio Garcia tentoi të qartësojë incidentin e ndodhur të dielën në fushë mes tij dhe futbollistit të Barcelonës, Samuel Umtiti, gjatë derbit. Katalanasi dhe francezi patën një sërë përballjesh mes tyre, aq sa vijuan edhe pas ndeshjes në rrugën për në tunelin që çon te dhomat e zhveshjes.
Futbollisti blaugrana akuzoi kundërshtarin e tij për ofendime racial.
Këtë të hënë, sulmuesi bardheblu deshi të qartësojë se dje ka komunikuar me mbrojtësin francez për tu sqaruar gjithçka ndodhi në fusdhë.
“Në rastin tim nuk kishte asgjë me qëllim racist. Ju të gjithë e dini se bashkëshortja ime është me etni “gypsy”, dhe se jam rritur në një lagje me të gjitha rracat e botës, dhe kunati im, me të cilin kam një miqësi të fortë është gjithashtu afrikan-amerikan”, rikujtoi sulmuesi multi-kulturizimin e rrethon atë, pa harruar edhe faktin se e motra e tij është martuar me ish-futbollistin e Espanyol, John Cordoba.
Sergio García beson se ajo që ndodhi të dielën në ndeshje është rezultat i tensionit që ekziston në derbi. Për më tepër ai shton se të tillë incidente duhet të mbeten në fushën e lojës. /Telesport/
Gjyqtarët kosovarë delegohen për ndeshjen e UEFA Youth Leagu...
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...