Ndeshja ndërmjet Juventusit dhe Interit nuk ka prodhuar një fitues, kjo sfidë përfundoi me rezultat të barabartë 1-1.
‘Zonja e vjetër’ arriti të shënoj e para përmes futbollistit Dusan Vlahovic në minutën e 27-të, shkruan Arbresh.info.
Teksa vetëm gjashtë minuta më vonë Interi barazoi përmes sulmuesit argjentinas Lautaro Martinez.
Në këtë ndeshje nuk pati më gola, por vlen të theksohet se ishte një derbi shumë i tensionuar nga të dyja palët.
Pas këtij barazimi Interi mbetet lider në Serie A, me 32 pikë pas 13-të xhirove, kurse Juve është e dyta me 30 pikë./Arbresh.info
Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i realizuan stërvitje të...
Mbahet takimi i 257-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës, m...
Dabiqaj heroi i Dritës, “Intelektualët” shkëputen në tabelë
Detaje nga takimi i Kurtit me kryetarin e Kuvendit të RMV-së...
Takohet për herë të parë grupi punues për hartimin e Strateg...
Presidentja në Kanada: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u ...