Derbi i Italisë i takon Juventusit, Interit i minimizohet shanset për titull

23:00 | 8 Mars 2020
Arbresh Info

Juventusi e ka mposhtur 2-0 Interin në ‘Allianz Stadium’

Derbi i Italisë, ndeshje e shtyrë nga java e kaluar për shkak të koronavirusit, i ka takuar Juventusit.

‘Zonja e Vjetër’ ka arritur ta mposhtë 2-0 Interin në shtëpi, në stadiumin pa tifozë, pas vendimit të Italisë për t’i zhvilluar gjitha ndeshjet pa publik për shkak të koronavirusit.

Aaron Ramsey shënoi për të zhbllokuar sfidën në minutën e 55-të, para se Paulo Dybala, që hyri në minutën e 58’, të shënojë për 2-0 në atë të 68’.

Me këtë fitore, Juve është shkëputur edhe më shumë në luftën për titull, derisa Interit ia ka minimizuar shanset.

Juve tani ka 63 pikë, Interi me një ndeshje më pak 54’.

Lazio është skuadra që po e rivalizon Juven për titull, aktualisht ekipi Inzaghit ka 62 pikë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme