Cesc Fabregas është në dyshime të mëdha për ndeshjen e Chelseas ndaj ish skuadrës së tij – Arsenalit.
31-vjeçari është aktualisht duke vuajtur nga një problem në gju dhe mungoi gjithashtu në fitoren e thellë 3 me 0 ndaj Huddersfield Town të shtunën e kaluar, transmeton portali arbresh.info.
Lojtarët e Chelseas morën pjesë në një seancë të lehtë stërvitore të hënën, por Fabregas nuk ishte pjesë e grupit.
Mesfushori spanjoll nuk pritet të rikuperohet në kohë për të luajtura as në derbin në Stamford Bridge vikendin e ardhshëm ndërmjet Chelseat dhe Arsenalit.
Sidoqoftë, Maurizio Sarri ka një numër të madh opsionesh në qendër të mesfushës për ndeshjen ndaj skuadrës së Unai Emery dhe mund t’i dhuroj madje Mateo Kovacicit debutimin në Premierë Ligë./arbresh.info/
Neymar ka gjetur tashmë klubin e ri, do të largohet si lojta...
Akuzat për pagesat e fshehta, gjykata dënon Donald Trump
Aksident në Greqi, vdesin dy të mitur, i lënduar një 17-vjeç...
I plagosuri në Prishtinë u shpëtua në minutën e fundit, mjek...
Gratë që flasin shumë jetojnë më gjatë
Pesë filmat më të shitur që dominuan në vitin 2024 duke fitu...