Google ADS

Deportivo – Atletico Madrid, ylli i Atleticos është në gjendje të rëndë, dërgohet në spital (VIDEO)

22:53 | 2 Mars 2017
Arbresh.info

Deportivo La Coruna ka barazuar me Atletico Madridin me shifrat 1:1 në javën e 25-të të La Ligas, raporton Arbresh.info.

Deportivo kaloi e para në epërsi me golin e shënuar nga Andode në minutën e 13-të. Ndërkohë, Antonio Griezmann me një gol të bukur ka barazuar rezultatin në 1:1 në ndeshjen La Coruna – A. Madrid. Ndodhi kjo në minutën e 68-të.

Sulmuesi i Atleticos, Fernando Torres ka pësuar një tronditje në kokë gjatë ndeshjes Sulmuesi spanjoll ka lënë fushën për t’u dërguar menjëherë në spitalin më të afërt.

Atletico ndodhet e katërta me 46 pikë kurse Deportivo zë vendin e 17-të me 20 sosh. /Arbresh.info

https://www.youtube.com/watch?v=ZjiWoZNZ6rs

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme