Një ndër transferimet e Barcelonës në këtë afat veror, ishte sulmuesi Memphis Depay.
Holandezi kompletoi kalimin në “Camp Nou” se bashku me Sergio Aguero, Eric Garcia dhe Emerson Royal.
Pavarësisht që marrëveshjet janë kompletuar, blaugranasit ende nuk mund t’i regjistrojnë derisa t’i rrisin fundet dhe të gjejnë bilancin.
Sidoqoftë, Depay ka pranuar një zbritje të madhe në pagë prej 30 për qind në mënyrë që të ndihmoi klubin nga ana financiare.
Barcelona nuk ishte e gatshme të paguajë me shumë se 5 milionë euro për holandezin, por duke marrë parasysh anën financiare, atëherë sulmuesi ka pranuar t’i ndihmojë katalunasve.
Ndërkohë, Barcelona duhet të shpëtojë 200 milionë euro në mënyrë që t’i rinovojë kontratën Lionel Messit dhe të regjistrojë transferimet e tjera në La Liga./Lajmi.net/
Moti i keq shkakton përmbytje në Itali
Aksident tragjik në Fier, dy të vdekur dhe dy të lënduar
HRW: Transferimi me forcë i palestinezëve në Gazë përbën kri...
Ministria e Shëndetësisë organizon tryezë diskutimi me rasti...
I bënë atentat pranë shtëpisë, ndërron jetën biznesmeni në T...
MKRS-ja sot ndan çmimet për Dramën Origjinale Shqipe