Google ADS

Depay nuk dëshiron të largohet nga Barcelona

09:44 | 19 Korrik 2022
K.B

Memphis Depay nuk është i interesuar për një rikthim të mundshëm në Premier League.

Holandezi e sheh veten në konkurencë të fortë te Barcelona, pas transferimeve që bënë katalunasit.

Sipas ‘Sport’, Depay nuk është i interesuar të kthehet atje, Tottenham ishte skuadra që donte lojtarin.

Nga ana tjeter Barca janë të gatshëm ta shesin kartonin e lojtarit për një shumë prej 20 milionë eurove.

Mundësia më e mirë për Barcën do të ishte nëse Sevilla pranon kartonin e Memphis Depay në ofertën për Jules Kounde. Kjo është alternativa që po shqyrtohet.

Depay është shprehur i hapur t’i bashkohet skuadrës andaluziane. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme