Google ADS

Depay mund të përfundoj te Barcelona

10:31 | 14 Nëntor 2020
Arbresh.info

Saga e transferimit të Memphis Depay te Barcelona mund të përfundojë në afatin kalimtar të janarit.

Mundo Deportivo raporton se anësori holandez do të detyrojë të ndodh transferimi i tij te Barcelona në janar, përcjell lajmi.net.

26 vjeçari, kontrata e të cilit me Lyon pritet të skadojë në verën e vitit 2021, ishte afër transferimit në ‘Camp Nou’ gjatë verës.

Lyon dëshiron të mbajë Depayn përtej fundit të sezonit, por ai është i vendosur t’i bashkohet Barcës që në janar.

Depay gjatë karrierës së tij ka veshur edhe fanellën e PSV dhe Manchester United.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme