Google ADS

Depay dhe Coutinho i sigurojnë Barcelonës tri pikë kundër Villarreal

23:07 | 27 Nëntor 2021
Lorik Gerbeshi

Barcelona ka arritur fitoren e dytë në LaLiga nën drejtimin e Xavit, kur shënuan dy gola të shpejtë në fund të ndehjes si mysafir i Villarreal.

Katalanasit e nisën mirë takimin, duke krijuar disa raste të mira shënimi, por ishin pritjet e shkëlqyeshme të Geronime Rulli që ia mohoi golin Barçës.

Me të filluar pjesa e dytë, të besuarit e Xavit gjetën golin e parë.

Frankie de Jong ishe në vendin e duhur për t’i dhënë epërsinë skuadrës së tij.

Pas golit të Barcelonës, ata u kthyen në mbrojtje, duke e pasur shumë të vëshirë të mbroheshin nga sulmet e “Nëndetëses së verdhë”.

Vendasit gjetën golin e barazimit në minutën e 76-të, kur Danjuma asistoi drejt Samuel Chukëeze i cili shënoi për 1-1.

Por, mysafirët përfituan nga një kundërsulm, kur Depay arriti të kalonte portierin dhe të shënonte për 2-1.

Ndërsa, për rezultatin përfundimtar 3-1 u përkujdes Philippe Coutinho i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë në minutat shtesë të ndeshjes.

Me këtë fitore, Barceloan ngjitet në vendin e shtatë me 23 pikë të grumbulluara./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme