Deontay Wilder qau kur zbuloi se Anthony Joshua refuzoi të përballje me të në vitin 2019.
Ish-kampioni i peshave të rënda ishte në rrugën e duhur për t’u përballur me britanikun kur dyshja dominonin peshat e rënda. Lufta për titullin kampion të unifikuar dështoi, pasi AJ refuzoi një ofertë të madhe prej 50 milionë eurosh për t’u përballur me ‘The Bronze Bomber’ në Las Vegas, sipas menaxheres së amerikanit, Shelly Finkel.
“Unë isha në telefon me Deontay kur erdhi njoftimi se ata nuk do të luftonin me ne. Ai qau se ishte shumë i mërzitur”, ka thënë Finkel për SunSport. “Vë bast që Joshua nuk e bëri dhe nëse e bëri, ishte nga lehtësimi. Deontay ishte në telefon dhe ai tha: ‘Oh jo, i dhashë gjithçka që donte’”.
“Joshua na tha ne: ‘Nëse marr 50 milionë euro, do të luftoj’. I ofruam atij 50 milionë euro për të luftuar në Las Vegas, ai nuk e pranoi. Ai nuk donte të luftonte me ne, dhe ju e dini, kjo është prerogativa e tij. Mirëpo, ai nuk mund t’i thotë publikut se nuk dëshiron të luftojë me Deontay”, ka vazhduar më tej ajo.
‘AJ’ pritet të përballet me Jermaine Franklin më 1 prill në arenën “O2”, ndërsa britaniku duket se do të kthehet në rrugën e fitores pasi ka humbur dy meçet e tij të fundit ndaj Oleksandr Usyk. Promovuesi i Joshuas, Eddie Hearn, ka paraqitur një udhërrëfyes që përfshin një luftë me Dillian Whyte në verë, përpara se të përballet me Wilder në fund të vitit.
Finkel do të preferonte që Wilder të përballet me Joshua në verë, por është i hapur për luftën që do të zhvillohet në nëntor ose dhjetor. /Telegrafi/
Ndahen pagat për shërbyesit publikë, si dhe shtesat për fëmi...
KQZ-ja hap thirrjen për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhj...
Zelensky: Ukraina do ta ndihmojë Sirinë
“Po edhe shumë”, Driloni më në fund pranon pëlqimin për Sarë...
Real Madridi ende synon transferimin e Haaland – gjithçka va...
Pacienti vdiq, tre mjekë në Fier hetohen për trajtim jo të d...